Page 131 - Rijadus Salihin
P. 131
Hadithi 422
Transmetohet nga ‘Itban ibn Maliku r.a. i cili ishte pjesëmarrës
në betejën e Bedrit, se ka thënë: “Folësha me popullin tim Beni Sa-
lim. Mua dhe ata na ndante një luginë. Kur binin shira (të mëdha)
mua më bëhej vështirë të kaloja (deri) te xhamia e tyre, andaj
erdha tek i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. dhe i thashë: “Më është
dobësuar të pamurit, kurse lugina e cila gjendet midis meje dhe
popullit tim vërshohet kur bien shira dhe më vështirësohet kalimi i
saj, andaj do të dëshiroja që të vish e të falesh në një vend në
shtëpinë time, të cilën unë do ta bëja faltore.†I Dërguari i All-
llahut s.a.v.s. i tha: “Do ta bëj këtë.†Të nesërmen më erdhi i
Dërguari i All-llahut me Ebu Bekrin r.a., pasi që kaloi dita. I
Dërguari i All-llahut s.a.v.s. para derës kërkoi leje (për hyrje), unë i
dhashë leje, e pasi hyri ende pa u ulur tha: “Ku dëshiron të falem
në shtëpinë tënde?†Unë i tregova vendin ku dëshiroja të falet. I
Dërguari s.a.v.s. aty qëndroi në këmbë, mori tekbir, kurse ne pas
tij u radhitëm (në saf), ku ai i fali dy rekate. Pastaj dha selam e
edhe ne pas tij. E mbajta në shtëpi për drake, të cilën ia
përgatitëm nga mielli i fërguar me dhjam. Kur dëgjuan të afërmit,
vendësit, fqinjët se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ndodhet në shtë-
pinë time, u tubuan burrat, saqë u mbush shtëpia plot. Një njeri
tha: “Ç’bëri Maliku, nuk po e shoh: “Një tjetër tha: “Ai është dyfy-
tyrësh, nuk e don All-llahun e as të Dërguarin e Tij!†I Dërguari i
All-llahut tha: “Mos thuaj ashtu, a nuk e sheh se ka thënë La ilahe
il-lall-llah, duke dëshiruar me të kënaqësinë e All-llahut?†Ai njeriu
i tha: “All-llahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri, mirëpo sa na
përket neve, pasha All-llahun, ne nuk e shohim dashurinë e tij, as
të folurit e tij përveç se te munafikët!†Atëherë i Dërguari i All-
llahut s.a.v.s. tha: “Vërtet, All-llahu ia ka ndaluar zjarrit (Xhehe-
nemit) atë që thotë: La ilahe il-lall-llah, me të cilën dëshiron të
arrijë kënaqësinë e All-llahut.â€
(Muttefekun alejhi)
131

