Page 17 - Tetori muaji i letersise
P. 17

• Rri mejtohem shumë herë                                                                                                                     Hap sytë dhe përqark shikonj
        Tek perëndon yll'i zjarrtë,                                                                                                               Fushë, limë, brigje, male,

        Edhe hapetë një derë,                            Mjetimi ( Klejdja Nebiu 8-A)                                                             Edhe të shkuarat kujtonj
        Soje rrjeth një drit' e artë.                                                                                                             Një nga një, dalengadale.
        Retë, nga pak' e nga pakë,                                                                                                                Për ata që janë ndarë

        Marrën një tjatër fytyrë,                                                                                                                 Prej nesh, që rrinim gjithë tok
        Bënenë të kuqe flakë,                                                                                                                     Edhe më s'i kemi parë,

        E deti ndrin si pasqyrë.                                                                                                                  Që i patmë shpirt edhe shok,
        Oh! sa të bukura janë                                                                                                                     Zëmëra më përvëlohet
        Fushatë që gjelbërojnë,                                                                                                                   Edhe them vallë ç'u bënë,

        Qiejtë që s'kanë anë,                                                                                                                     Kur shoh që koha po ndrrohet
        Luletë që lulëzojnë,                                                                                                                      Dhe të mugëtit ka rënë,

        Zoqthitë që flasin belbër                                                                                                                 Po rrjeth nëpër hapësirë
        E fluturojnë ndë erë,                                                                                                                     Edhe sa vete po shtohet,

        Pyll'i veshur më të gjelbër,                                                                                                              Lint nata me errësirë,
        Deti i qet' e i gjerë,                                                                                                                    Dheu e qielli ndryshohet.

        Lumi që nxjerr oshëtimë,                                                                                                                  Kështu rrotullohet moti,
        Që bubullin nëpër male                                                                                                                    Yjt' e hëna sytë hapin
        Dhe ikën me fishëllimë                                                                                                                    Dhe pas nomit q'u vu Zoti

        Nëpër fusha me ngadale,                                                                                                                   S'rrinë, po gjithënjë çapin.
        Brigjet' e veshurë me bar,                                                                                                                Lumi me një psherëtimë

        Me lule, me gjeth, me fletë,                                                                                                              Ikën edhe vete në det,
        Rrahurë n'ergjënt edhe n'ar,                                                                                                              Dëgjohet një bubullimë,
        Ahu me krye përpjetë!                                                                                                                     Që përhapetë përmbi dhet.

        Më çdo kënt edhe më çdo vis                                                                                                               Duke shkuar dit' e net,
        E më çdo çuk' e çdo brinjë                                                                                                                E duke ndërruarë moti,

        Shoh një plep, një vith a lis,Një                                                                                                         Vemi si lumi në det,
        qarr, një bush, një dëllinjë.                                                                                                             Nga Zoti, prapë te Zoti
   12   13   14   15   16   17   18   19   20   21   22