Page 20 - REVISTA 3K
P. 20
Praktika Profesionale në QK
Praktika është një prej shërbimeve kryesore në Qendrën e Kompetencës që vendos një bazë
të mirë të bashkëpunimit të institucionit me firmat, kompanitë e institucione me qëllim që nxënësit të
kenë mundësi punësimi dhe të fillojnë të mendojnë për karrierën e tyre. Praktika u mundëson nxënësve
të pajisen me njohuri praktike për karrierë dhe krijon përvojë reale për kërkesat e përditshme të pro-
fesionit të tyre. Kjo do të thotë, se nxënësit do të jenë më të përgatitur për të përmbushur kërkesat e
tregut të punës dhe do të kenë sukses në karrierën e tyre. Përfitimet nga një praktikë e përshtatshme
janë të mëdha, ngase ajo jo vetëm që siguron një vend të mirë të punës, por edhe lehtëson përzgjedhjen
e drejtimit profesional. Praktika ju mundëson të ekspozoheni me punën në botën reale. Gjithashtu u
lejon nxënësve t’i shfrytëzojnë aftësitë, njohuritë dhe pjesën teorike të mësuar në shkollë duke i aplikuar
ato në skenarë të ndryshme të jetës reale.
Programet e praktikës janë shumë të rëndësishme për të ndihmuar nxënësit të identifikojnë
rrugën më të përshtatshme të karrierës. Praktika që realizohet në Qendëren e Kompetencës jo vetëm
që lehtëson përzgjedhjen e drejtimit professional, por edhe siguron një vend të mirë të punës. Disa nga
përfitimet që marrin nxënesit nga praktika profesionale e zhvilluar në Qendrën e Kompetencës janë:
Njohuri rreth industrive dhe kompanive specifike: Përvoja e fituar nga praktika profesionale ofron
njohuri edhe rreth industrive dhe kompanive specifike në të cilat nxënësit i zhvillojnë aftësitë e tyre ku
nga kjo përvojë ata krijojnë një ide lidhur me të ardhmen e tyre profesionale.
Njohja e vetes: Praktika në shkollën tonë nuk inkurajon vetëm zhvillim profesional, por mundëson që
nxënësit ta kuptojnë më shumë vetveten. Për shembull, një nxënës do të mbajë orë të shumëta të af-
tësimit praktik në lëndët profesionale, njëra nga këto janë Firmat Ushtrimore, ku atyre iu jepet mundësi
për të kuptuar se si do punojnë në një biznes a institucion në të vërtetë. Në këtë pikë, nxënësit provojnë
ato që kanë mësuar në praktikë dhe arrijnë në atë pike që mund të njohin aftësitë dhe shkathësitë e
tyre për punë.
Takimi me njerëz të rinj: Mbi të gjitha, praktika në Qendrën e Kompetncës i ndihmon nxënësit të dalin
nga rutina e tyre ditore në shkollë dhe të takojnë njerëz të rinj që në të ardhmen mund t’iu ndihmojnë
në përzgjedhjen e drejtimit profesional.
Edhe pse ky vit ishte mjaft sfidues për të gjithë për shkak të pandemisë globale Covid 19, shkolla jonë
ka realizuar aktivitete të ndryshme të praktikës profesionale, si: Simulimi i punës në market, vizita në
biznese të ndryshme dhe institucione të tjera si dhe praktikimi i shkathtësive të promovimit.
Ndër vite me rradhë ne kemi bashkëpunime të shkëlqyera dhe të vazhdueshme me disa nga
kompanitë më të avancuara në vendin tonë, institucione, fabrika, panaire të ndryshme, agjensione
turistike, po ashtu nxënësit tanë nëpërmjet praktikës profesionale realizojnë guidë turistike në objektet
kulturore, kultet fetare, muzet, parqet nacionale, kalatë e të tjera. Të mos harrojmë që shkolla jonë ka
edhe bashkëpunime me Dokufestin dhe OJQ-t e ndryshme në vendin tonë. Prandaj nëse dëshironi të jeni
të gatshëm për tregun e punës ejani dhe bashkohuni me praktikën që zhvillon Qendra e Kompetencës.
20

