Page 24 - REVISTA 3K
P. 24
Turizmi i fotografisë
Fotografia sot është bërë pjesë e jetës sonë të
përditshme. Revolucioni teknologjik e ka bërë fotografinë
të arritshme për të gjithë dhe e ka bërë atë aq të lehtë
për përdoruesit sa çdokush mundet të bëj një fotografi të
bukur. Ky revolucion teknologjik krijoi një grup të veçantë
turistësh të cilët janë të gatshëm të shpenzojnë çdo shumë
dhe të udhëtojnë në çdo vend për të marrë dhe provuar
emocionin e fotografimit të një subjekti që është unike për
ta. Kjo i ka dhënë shtysë konceptit të “Turizmit fotografik”.
Turizmit fotografik mund të ndahet në tre grupe:
•Fotografia si medium i ruajtjes së kujtimeve
•Fotografi si një mjet për promovimin e produkteve turistike
•Turizmi fotografik si një dimension i ri në industrinë ekzis-
tuese të turizmit
Turizmi fotografik është ajo formë e turizmit me in-
teres të veçantë në të cilën turisti viziton një vend të caktuar
me qëllimin kryesor të fotografimit të subjekteve që janë
unike për të. Shtrirja e fotografisë mund të shkojë nga pei-
zazhet, portretet, arkitekturat, kultura dhe ushqimi.
Fotografitë, udhëtimet dhe turizmi janë të lidhura
thellësisht njëra me tjetrën: lidhen aq ngushtë me gjendjen
e të qenit turist (siç është udhëtimi) dhe ato konsiderohen
pjesë e së njëjtës gjë. Turistët duan të ndajnë përvojat e
tyre me miqtë e tyre. Dikush imagjinon se si një mik do të
reagonte duke parë atë. Turisti dëshiron t’i bëjë miqtë dhe
familjen e tyre pjesë të përvojave të tyre dhe kjo është ar-
syeja për të bërë foto.
24

