Page 26 - REVISTA 3K
P. 26

E-TURIZMI








                                     Kontakti  me klientët  sot bëhet në mënyrën
                              bashkëkohore me anë të internetit që ndryshe njihet si “E-
                              TURIZMI”.
                              Interneti ka ndryshuar në mënyrë drastike ndërmjetësimet
                              në udhëtime dhe mund të themi se industria e turizmit po
                              hyn gradualisht në epokën e E-Turizmit.

                                           E-Turizmi ofron mjete dhe mekanizma për komu-
                              nikim direkt me klientët. Klientët kanë mundësi të marrin
                              24 orë gjatë 365 ditëve informacione të ndryshme. Shumë
                              agjenci, tur-operator, kanë të bëjnë me shërbime “online”.
                              Në këtë mënyrë është  bërë oferta më e begatshme,  më
                              atraktive më transparente dhe më e sofistikuar.

                                            Turizmi njihet si një nga industritë më të mëdha në
                              botë, në të cilën është përdorur teknologjia e informacionit.
                                         Një ndër instrumentet më të përdorshme të kësaj
                              teknologjie  është interneti,  që pa diskutim paraqet një
                              mundësi  të  madhe  për ushtrimin dhe  zgjerimin  e  aktiv-
                              iteteve  të  ndërmarrjeve  turistike.  Interneti  tashmë  kon-
                              siderohet si kërkesë kryesore nga industria e turizmit,
                              klientët nga një anë janë në gjendje të ndërveprojnë direkt
                              me ofruesit e shërbimeve turistike, gjë që u lejon atyre të
                              identifikojnë dhe të plotësojnë nevojat dhe kërkesat e tyre
                              për  produktet  e  turizmit  të  cilat  ndryshojnë  vazhdimisht,
                              pikërisht për të rritur kërkesën turistike. Ofruesit nga ana
                              tjetër janë në gjendje të merren në mënyrë më efikase me
                              kompleksitetin në rritje dhe diversitetin e kërkesave të kon-
                              sumatorëve.















                                                                                                   Naile KRYEZIU
        26
   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31