Page 4 - REVISTA 3K
P. 4

Ajo që e bën këtë revistë të ndryshme është fakti i thjeshtë
                    se është puna e kombinuar e një grupi të nxënësve shumë të talen-
                    tuar dhe të përkushtuar.  Revista pasqyron zhvillimet e ndryshme në
                    jetën shkollore, artikuj të shkruar nga nxënësit në lidhje me ngjarjet
                    e shkollës dhe të komunitetit, çështje aktuale, artikuj me vlerë në
                    lidhje me arsimin, projekte shkollore të punuar nga nxënësit dhe
                    këndin e argëtimit.

                                   Revista do të shikohet si një shtysë për t’i nxitur nxënësit t’i
                    shfaqin aftësitë krijuese të tyre. Ne jemi të sigurt se qëndrimi pozitiv,
                    puna e palodhur, përpjekjet e vazhdueshme dhe idetë inovative të
                    paraqitura nga nxënësit tanë me siguri do të trazojnë mendjen e
                    lexuesve dhe do t’i çojnë ata në botën e kurreshtjes dhe krijimit.  Ne
                    kemi bërë përpjekje shumë të mëdha për të sjellë përsosmëri në
                    këtë thesar.

                                 Me kënaqësi të madhe themi që ky numër i dytë i revistës
                    e ka përmbushur me sukses objektivin e saj. Pasqyrimi i krijimtarisë
                    dhe arritjeve të nxënësve tanë është mishërimi i revistës. Kjo revistë
                    është para jush me përpjekjet e përbashkëta të Redaksisë.
                    Përfitoj nga rasti të falënderoj të gjithë nxënësit pjesëmarrës pasi
                    kontributi i tyre është arsyeja që e bën këtë revistë të dashur për
                    lexuesit tanë.

                                 Kjo detyrë për të redaktuar këtë revistë shkollore nuk
                    do të  ishte  e  mundur pa mbështetjen  e sinqertë  të  redaktoreve
                    përgjegjëse, të cilat renditën dhe redaktuan artikuj nga një numër
                    shumë i madh i artikujve që kishim marrë nga nxënësit entuziastë.



                      Është një gjë e mirë të kesh aftësi, por aftësia për të zbu-
                           luar aftësi tek të tjerët është prova e vërtetë.


                           Ju jemi mirënjohës menaxhmentit të shkollës dhe të gjithë
                    kolegëve tanë që dhanë ndihmën e tyre për të sjell revistën në bre-
                    gun e botimit.
                    Shpresojmë  që  ky  suvenir  të  gëzojë  vlerësimin  tuaj  kritik  dhe  të
                    dëshmojë se luan një rol jetik në zhvillimin e gjithanshëm të fëmi-
                    jëve.

                    Redaksia ju dëshiron kënaqësi dhe argëtim të mirë gjatë leximit!



















        4
   1   2   3   4   5   6   7   8   9