Page 9 - REVISTA 3K
P. 9
”Dija fillon duke lexuar”
Do nis shkrimin tim për librat me thënien e Horace Mann “Një “Ikigai”, Hector Garcia, Frances Miralles
shtëpi pa libra është si një dhomë pa dritare” dhe nga kjo do të ju par- “Fuqia e së Tashmes”, Eckhart Tolle
ashtroj të gjithë ju lexues të dashur një pyetje: Sa nga ju do të donit të “Eugjen Onjegini”, Alexander Pushkin
jetoni në një dhomë pa dritare? Unë do ndihesha e dëshpëruar dhe pa “Novela e Shahut”, Stefan Zweig
jetë, nëse do kisha një fat të tillë. Andaj, miq të dashur hapni dritaret “Katër marrëveshjet”, Don Miguel Ruiz
tuaja të jetës dhe zgjeroni horizontin tuaj duke lexuar çdo ditë sa më “Ferma e Kafshëve”, George Orwell
shumë libra.
“Dija fillon duke lexuar”
Ky ishte slogani që shoqëroi organizimin e bërë nga shkolla jonë
për nder të Ditës Botërore të Librit, me një aktivitet shumë kreativ të
realizuar nga mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollës tonë.
Para se të përshkruaj aktivitetin që e kemi realizuar, do të ju informoj
paksa mbi këtë datë të shënuar. Ideja e përkujtimit të Ditës Botërore
të librit e ka origjinën e vet në Spanjë, në zonën e Katalonjës, ku atij
që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil. 23 prilli është shpal-
lur si Dita Botërore e Librit më 15 nëntor të 1995, me një rezolutë të
UNESCO-s, pasi u morën në konsideratë faktet se libri ka qenë historik-
isht instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti
më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive, se çdo nismë për
promovimin e librave të rinj është një faktor i pasurimit kulturor, etj.
Aktiviteti është quajtur “Hidhini një sy! Cili është libri i preferuar i
mësimdhënësit/ës tuaj?!”
Ky aktivitet i realizuar në bashkëpunim me mësimdhënësit ka
rezultuar me shumë sukses, duke tërhequr vëmendjen dhe nxitur nxë-
nësit të bëhen kureshtar mbi tituj dhe shprehjet shoqëruese mbi librat
e përzgjedhur nga mësimdhënësit e tyre.
Nxënësit janë ndarë në grupe me nga katër nxënës, duke zhvilluar një
garë mes grupeve pjesëmarrëse. Ata janë përpjekur të gjejnë se i cilit
mësimdhënës është “X” libri i zgjedhur.
Grupi i cili ka gjetur më shumë tituj është shpallur fitues i garës. Për
fituesit nuk munguan as dhuratat, një libër për çdo njërin prej tyre -
“Miku im më i mirë është ai që më dhuron një libër të cilin nuk e kam
lexuar.” Abraham Lincoln.
Ky aktivitet aq argëtues sa ishte na inkurajoi që të lexojmë më shumë,
sepse siguroi që ne të kemi si shembuj mësimdhënësit tonë.
Disa nga titujt e preferuar të mësimdhënësëve:
“Sapiens- Një histori e shkurtër e njerëzimit”, Yuval Noah Harari
“ELON MUSK”, Ashlee Vance
“Fëmiu mbrenda meje”, Doğan Cüceloğlu
“Pylli Norvegjez”, Haruki Murakami
“Edhe të çmendurit fluturojnë”, Mehmet Kraja
“Ndoshta librat janë e vetmja magji e vërtetë.” Alice
Hoffman
9
Valentina RAMADANI

