Page 24 - Tetori muaji i letersise
P. 24
Lumturia ime ( Klea Bregasi 9-D)
Ju dua , të vegjël dhe ju të mëdhenj!
Sikur të më derdhen të ligjtë përrenj,
U thyej dhe qafën , i coj mu në djall
Me gotën përpara, me kengën me mall!
Shpesh vuaj dhe dhëmbet kërcas domosdo,
Po jeta është luftë dhe unë jam hero;
Ndaj jam i shkujdesur, pa pare në xhep,
As mbreti të drejtat s’m’i merr e s’m’i jep
Më shtyp zgjedhe e skamjes nga viti në vit,
Por mbrëmjes me miqtë unë vitin e ndrit;
Kur mbërrijmë qellimin dhe gazi na djeg,
Përse t’i kujtojmë ca ferra në shteg?
#’të merrem me fatin, me kalin gërmuq?
Pa hiqmu nga sytë, i poshtri thuthuq!
Kur brenga dhe gazi trokasin në xham,
U them: “Mirë se vini, një sofer e kam”!

