Page 36 - REVISTA 3K
P. 36
Monumentet kulturore-historike të
Kosovës
Kosova me vlerat e saj të Trashëgimisë Kulturore është dhe mbetet një vend shumë tërheqës dhe i
hapur për të gjithë. Kosova si vend i pasur me burime të trashëgimisë kulturore dhe historike i ka mundësitë
e veta për një zhvillim, që mund të çojë në ndryshimin e rolit të turizmit edhe në zhvillimin ekonomik të ven-
dit. Kosova është e njohur për një numër të madh të monumenteve të trashëgimisë kulturore dhe natyrore.
Kjo trashëgimi e pasur, gjendet në çdo pjesë të Kosovës, në parqet e qendrat arkeologjike, në parqet naty-
rore, në galeritë e artit, në arkivat fotografike e filmike, në kalatë dhe kullat, në monumente fetare dhe
banesat popullore, në kalldrëmet e rrugicat e ngushta, në shatërvanët si edhe në të gjitha muzetë e saj.
Ndër potencialet më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë sot llogariten: vendbani-
met e fortifikuara, lokalitetet arkeologjike, çarshitë e vjetra qytetare, monumentet sakrale dhe profane,
shpellat, ujëvarat, malet, peizazhet natyrore etj.
Ky fond jashtëzakonisht i pasur dhe i llojllojshëm i trashëgimisë kulturore të Kosovës pasqyron një identitet
të vjetër dhe unik të popullit shqiptar në Kosovë. Si e tillë, trashëgimia kulturore përfaqëson një aset të fu-
qishëm shtetëror për Kosovën. Ajo paraqet një potencial tejet të madh për vendin. Shfrytëzimi i saj për qël-
lime edukuese, vetëdijësuese, turistike, ekonomike dhe rekreative, si dhe për njohje e studim, janë vetëm
disa prej domosdoshmërive për të cilat institucionet përgjegjëse dhe shoqëria si e tërë duhet të përpiqet.
Disa nga monumentet në Kosovë:
Emërtimi Periudhat/Datimi Vendi/Komuna
Kompleksi “Lidhja e Prizrenit” 1878 Prizren
Kalaja e Prizrenit Parahistori, Koha e re Prizren
Ura e Terzive Shek.VIII Gjakovë
Xhamia e Sinan Pashës Mesjetë Prizren
Ura me nëntë harqe Mesjetë Vushtrri
Ulpiana Antike Romake, Antikiteti i Vonë Graçanicë
Biblioteka Kombëtare Shek.XX Prishtinë
Manastiri i Graçanicës Mesjetë Graçanicë
Tyrbja e Sulltan Muratit Shek.XIV-XX Mazgit-Obiliq
Shpella e Radacit Parahistori Radac, Pejë
Kisha e Shën Premtës Mesjetë Prizren
Kalaja e Pogragjës Antikitet i Vonë, Mesjetë Pogragjë, Gjilan
Qyteti Mesjetar i Novobërdës Mesjetë Novobërrdë
Manastiri i Deçanit Mesjetë Deçan
Patrikana e Pejës Mesjetë Pejë
Xhamia e Hadumit Shek. XVI -1595 Gjakovë
Xhamia e Çarshisë Shek. XIV Prishtinë
Muzeu i Kosovës Shek. XIX Prishtinë
36

