Page 47 - REVISTA 3K
P. 47

Le të njihemi me gjuhët programuese







                      Teknik i informatikës të biznesit është një drejtim i ri në Shkollën e Mesme  “Qendra e Kompetencës” që ka filluar zhvillimin
        në vitin shkollor 2020-2021.  Ky drejtim ka për qëllim informimin dhe njoftimin e nxënësve me njohuritë më të reja për pajisjet
        kompjuterike dhe  programeve të ndryshëm të cilët nevojitën për të punuar në to. Pra, në këtë program studimor mësohet dhe bëhet
        praktikë në Softuerin dhe Harduerin e pajisjeve kompjuterike në mënyrë që nxënësit të jenë të mirë informuar për secilën pjesë që
        do t’i nevojiten për përfundimin e një pune të suksesshme. Gjithashtu edhe punohet me gjuhët më kryesore programuese si:





        C++

        C++’ (shqiptuar si cee plus plus, ) është një gjuhë programuese
        me qëllime të përgjithshme. C++ ka programim imperativ, Pro-
        gramim të orientuar në objekte dhe programim gjenerik. Kjo
        gjuhë është e dizajnuar të përkrahë programimin e sistemeve,
        me performancë, efiçiencë dhe fleksibilitet. C++ po ashtu ka
        gjetur praktikë edhe në kontekste tjera, duke përfshirë aplika-
        cionet e desktopit, serverët, aplikacionet që kërkojnë perfor-
        mancë të shtuar dhe programe argëtuese C++ është një gjuhë
        e kompiluar me implementime të saj në disa platforma.


        JAVA
        Java është një gjuhë programimi e orientuar nga objektet, e ba-
        zuar në klasa, e ideuar specifikisht për të pasur sa më pak var-
        ësi. Java tenton të lejojë zhvilluesit e aplikacioneve të shkruajë
        një herë dhe të ekzekutojë kudo (“write once, run anywhere”:
        WORA), pra i njëjti kod ekzekutohet njëlloj në të gjitha platfor-
        mat, pa pasur nevojë të një kompilimi të dytë. Programet Java
        kompilohen në bytecode, i cili ekzekutohet nga një makinë vir-
        tuale (JVM), e pavarur nga arkitektura e kompjuterit.

        HTML
        HTML (shkurtim  i Hypertext Markup Language,  lexo: Hajpër
        Tekst  Markap  Lenguiç)  është  gjuha  markup  (sqt.  gjuhë  me
        shënime) mbizotëruese për krijimin e fletave të rrjetit. HTML
        lejon autorët e faqeve të internetit të formulojnë dokumente
        që mund të kuptohen nga sisteme të ndryshme si PC, Unix,
        Macintosh etj, dhe që mund të shikohen duke përdorur pro-
        grame të quajtura browser, p.sh; browser në kompjuterin tuaj
        mund jetë Internet Explorer, etj.

        CSS
        Fletat  e stileve  (CSS, nga anglishtja Cascading Style Sheets)
        është  një  gjuhë  stilesh  e  përdorur për  prezentacionin  e  një
        dokumenti i shkruajtur në gjuhën markup. Përdorimi më i za-
        konshëm është stilimi i faqeve Web i shkruajtur në HTML dhe
        XHTML, edhe pse gjuha mund t’i aplikohet çdo dokumenti XML,
        duke përfshirë SVG (shqip Grafikë Vektoriale e Shkallëzuesme)
        dhe XUL.






                                                                                                               47
                                                  Adis REXHBEGAJ, Ermir HULAJ, IlirIan CIKAQI, Majlind ELSHANI
   42   43   44   45   46   47   48   49   50   51