Page 43 - REVISTA 3K
P. 43

Rrjetet sociale më shërbejnë mua







                               Është i dukshëm ndikimi që rrjetet sociale kanë tek individi. Shpeshherë ato që paraqiten në
                    rrjetet sociale, na i formësojnë qëndrimet, opinionet dhe sjelljet tona karshi ngjarjeve të caktuara.
                    Tani me anë të rrjeteve sociale organizata të shumta,e plasojnë informacionin e tyre dhe pret që
                    masa t’iu ofrojë një përgjigje, reagim dhe qëndrim.





                           Mjafton  një celular që të kontaktosh  me  dikë në  anën
                    tjetër të botës. Mjafton veç të kërkosh diçka në google dhe merr
                    çdo informacion. Duke pasur këtë ndikim, rrjetet sociale tanimë po
                    shërbejnë si kanale përmes të cilave edhe synohet të ndërrohen
                    sjelljet për të mirë dhe të përmirësohet gjendja aktuale në vend.
                                   Kampanjat e ndryshme ‘online’, thirrjet, postimet mund të
                    na shërbejnë që të kemi rininë si partnere përgjatë ndërtimit të një
                    shoqërie më të mirë e më paqësore. Pjesëmarrja aktive e
                    rinisë në jetën shoqërore gjithsesi do ta shtynte përpara çdo
                    proces pozitiv në vend.
                                   Ne si rini pak si shumë i kemi dhënë hapësirë në jetën
                    tonë rrjeteve sociale duke e bërë shokun më të ngushtë celularin
                    dhe rrjetet sociale e që fatkeqësisht shumica e përdorin vetëm
                    për humbje kohë, nëse kjo bëhet në këtë mënyre besoni që do
                    jetë  negative  dhe  e  dëmshme  për  rinin  tonë.  Duke  i  menduar
                    anët negative, gjë që janë të shumta, të bënë të mendosh nëse
                    teknologjia i ka afruar apo i ka larguar me shumë njerëzit? Mund ta
                    definojmë kështu se teknologjia ofron shumë, por ti nuk duhet t’i
                    ofrohesh teknologjisë. T’i shfrytëzosh anët pozitive të teknologjisë,
                    por të mos lejosh qe teknologjia të të shfrytëzojë ty. Teknologjia ka
                    ftohur raportet e përditshmërisë.
                                   Të shikosh disa miq në kafene, ku secili rri në celular, kjo
                    me të vërtet është për të ardhur keq. Kjo të bënë të kuptosh që
                    jemi aq të varur nga teknologjia. Me përdorimin e rrjeteve sociale,
                    dukuria e bullizmit është në rritje, mundëson kontakt me llojlloj
                    personash, je më afër dukurive negative, ndoshta edhe viktimë e
                    tyre.















                                                                                         Florian SHALA
                                                                                                               43
   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48