Page 12 - REVISTA 3K
P. 12
Roli i Psikologut Shkollor
Ky shkrim i imi ka për qëllim të përshkruaj detyrën e psikologut shkollor si një shër-
bim që duhet të jetë pjesë e çdo shkolle.
Roli i një psikologu shkollor është të mbështesë aftësinë e nxënësve për të mësu-
ar dhe aftësinë e mësimdhënësve për të dhënë mësim, duke zbatuar koncepte të
mbledhura përmes studimit të psikologjisë.
Psikologët shkollorë ofrojnë mbështetje të drejtpërdrejtë siç janë këshillimi, men-
torimi dhe udhëzimi i nxënësve. Ata ndërhyjnë për të promovuar një mjedis mësimi
që është i sigurt dhe gjithëpërfshirës. Psikologu i shkollës luan një rol në forcimin e
partneriteteve mes prindërve, shkollave dhe gjithë komunitetit. Psikologu shkollor
realizon gjetjen e vështirësive për të mësuar (strategjia e të mësuarit) programet për
vetëbesimin, sigurinë, zhvillimet kreative, mësimet e teknikave sociale, etj.
Duke e ditur që një shërbim i tillë është më se i domosdoshëm në shkolla më lindi
ideja që të realizonim disa takime me psikolog edhe në shkollën tonë. Gjithmonë
duke dashur të identifikojmë problemet që krijojnë pengesa për të mësuar dhe t’i
kordinojmë përpjekjet të gjithë së bashku për t’i zgjidhur ato.
12

