Page 14 - REVISTA 3K
P. 14

Arsimi dhe aftësimi profesional është dhe do të mbetet, një nga  segmentet më
                              të rëndesishme në vendin tonë ngase ofron zhvillim më të shpejtë ekonomik dhe rritje
                              të punësueshmërisë të të rinjve. Prandaj, shkolla jonë së bashku me MASHT-in dhe pro-
                              jektin EYE (Enhancing Youth Employment - Përmirësimi i punësimit të rinisë) këtë vit ka
                              hapur Qendrën e Karrierës e cila do të këshillojë nxënësit, do t’i udhëzojë ata në karrierë
                              dhe do të ndërmjetësojë punësimin e tyre.
                              Kjo Qendër u hap në Maj të këtij viti ku në këtë përurim morën pjesë edhe përfaqësuesit e
                              shtetit si Znj. Arbërie Nagavci,  Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit,
                              Z. Mytaher Haskuka, Kryetari i Komunës së Prizrenit, Znj. Fikrije Zymberi, Drejtoreshë e
                              AAAPARr, të cilët na përkrahen dhe motivuan të ecim drejt suksesit duke lehtësuar pu-
                              nësimin e të rinjëve dhe për t’i pajisur ata me aftësi për të kuptuar më mirë botën e punës.
                              Nga kjo Qendër nuk do të përfitojnë vetëm nxënësit që vijojnë mësimin, por edhe të
                              diplomuarit, nxënësit që do të regjistrohen,  të rriturit dhe ata që braktisin shkollën,
                              prindërit, komuniteti dhe bizneset.





        14
   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18   19