Page 13 - REVISTA 3K
P. 13

Ideja ime gjeti mbështetjen e mësimdhënësve dhe drejtorisë së shkollës dhe shumë
                           shpejt filloi sesioni i takimeve tona me psikologen e zgjedhur nga ana e shkollës znj.
                           Erolina MORINA, me ç’rast u diskutuan tema të natyrave të ndryshme si:
                           •Bullizmi në shkolla
                           •Motivacioni tek të rinjtë e shkollave të mesme
                           •Mungesa e vetëbesimit dhe vetëvlerësimit tek të rinjtë e shkollave të mesme
                           • Ndikimi i mediave tek të rinjtë e shkollave të mesme

                           Nxënësit ishin shumë entuziastë dhe të gatshëm t’i ndanin përvojat e tyre dhe t’i
                           ndihmonin njëri-tjetrit me problemet apo shqetësimet që i hasin në jetë. Nxënësit u
                           shprehen për problemet, sfidat dhe vështirësitë në mësimnxënie, si dhe problemet
                           e tjera emocionale, sociale, familjare, etj.
                           Këto takime i orientuan  nxënësit në shfrytëzimin  e mundësive për përparimin e
                           vazhdueshëm në shkollë.
                           Përshkrimi i mësipërm, qartëson detyrën e psikologut shkollor si një shërbim që
                           ndodhet kaq pranë nevojave të fëmijëve, dhe mbi të gjitha promovon cilësinë me të
                           cilin do të duhet të vijë ky shërbim.


























































                                                                                             Drenusha ZOGAJ
                                                                                                               13
   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18